RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën, në kërkim të autorit të sulmit

AKTUALITET


Pas sulmit me granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, policia e këtij qyteti në bashkëpunim me forcat RENEA dhe FNSH e Fierit kanë rrethuar të gjithë zonën dhe janë vënë në kërkim të autorit Gëzim Saraçi.

Policia njofton se forca të shumta policie kanë zbritur në terren dhe po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.


Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier,  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtetasi Gëzim Saraçi është autori i dyshuar për plagosjen e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë. Saraçi ka hedhur një granatë dore në zyrën e tij dhe për pasojë është plagosur Kryetari i Bashkisë Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, të cilët kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gëzim Saraçi më parë ka kryer detyrën e shoferit të kryebashkiakut ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.

Pasi ka hedhur granatën, ai është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.




Skip to toolbar