Mijëra protestues në Tel Aviv, thirrje për lirimin e pengjeve izraelite dhe largimin e Netanyahut

BOTA


Mijëra mbështetës mbajtën një tubim në Tel Aviv në “Sheshin e pengjeve” këtë të shtunë.

Ata kanë bërë thirrje për lirimin e pengjeve izraelite dhe për zëvendësimin e qeverisë së Netanyahut, shkruan Al Jazeera.


Ndërkaq, forcat izraelite kanë shtuar sulmet në jug të Gazës gjatë orës së fundit dhe janë përleshur me luftëtarët palestinezë në veri.

Më herët, Benjamin Netanyahu tha se lufta në Gaza nuk duhet të ndalet derisa të arrihen qëllimet e Izraelit./abcnews.al




Skip to toolbar