Militantët e PD-së e presin me protesta, Rama: Mungon Luli me matrapik dhe Liri me llastik!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Vlorën për të mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet lokalet ë 30 qershorit. Mitingu përmbyllës i fushatës së kreut të Qeverisë, është pritur me protesta nga disa militantë të Partisë Demokratike, që në fakt nuk është gjë e re. Por, këtë herë Edi Rama ka publikuar një foto në Tëitter, ku shihen disa dhjetra militantët, që kanë synuar të pengojnë kreun e Qeverisë të zhvillojë mitingun elektoral në qytetin bregdetar.

Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shkruan “Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik”.  Në fakt, protesta e militantëve të PD-së ka qenë e qetë, megjithëse forcat e policisë nuk kanë lejuar asnjë tensionim të situatës.

Pas mitingut elektoral përmbyllës të fushatës, Edi Rama, praktikisht dhe zyrtarisht, fushatën do ta mbyll në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla dhe analistët, të cilët gjithashtu janë zhvendosur në qytetin bregdetar, ku do të diskutojnë fushatën elektorale, që më shumë ka qenë politike, krizën në vend, dhe mbi të gjitha, atë që do të ndodhë pas datës 30 qershor.



Skip to toolbar