MIRËSEVJEN 2024! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

AKTUALITET


Përmes një spektakli fishekzjarresh dhe urimeve të shkëmbyera më parë, shqiptarët i kanë dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2024.

Mijëra qytetarë u janë drejtuar shesheve qëndrore pas mesnate, për të festuar orët e para të ndërrimit të viteve


Në Tiranë, festimet në shesh kanë nisur më herët përmes koncertit të organizuar nga Bashkia.

Ndërkohë mësohet se mijëra forca policore, zjarrfikës dhe mjekë të spitaleve rajonale janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve.

Më herët, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit bënë apel për shmangien e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Në planin e masave për çdo qytet është përfshirë mbajtja në kontroll e situatës në veçanti në sheshe publike dhe pranë restoranteve të cilat kanë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë festës.

Raportohet se fatmirësisht nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.




Skip to toolbar