Miss Anglia ‘heq dorë’ nga kurora, punon si mjeke në luftën kundër COVID-19

BOTA


Miss Anglia 2019 ka lënë kurorën e më rë bukurës në vend dhe që prej muajsh si mjeke po lufton për të shpëtuar jetën e personave të infektuar me COVID-19.


Bhasha Mukherjee 24 vjeçe ka lindur në Kalkuta dhe rritur në Derby. Bukuroshja e cila ka dy diploma, ku njërën prej tyre e ka në mjekësinë e frymëmarrjes, ka ndaluar së udhëtuari nëpër botë, ku po ndiqte detyrat e saj Miss për të shërbyer në spitalin e Lincolnshire dhe Spitalin Royal Derby.

“Nuk ka kohë më të mirë për mua për të qenë Miss Anglia”, tha ajo.

Kur në muajin prill shërbimi shëndetësor anglez thirri të gjithë mjekët për të luftuar COVID-19 24-vjecarja nuk e mendoi dy herë të jepte ndihmën e saj. Edhe sot pas 7 muajsh bukuroshja vijon ende të japë kontributin e saj si mjeke.

‘Unë bëj shumë punë bamirësie në distancë dhe të jem në gjendje ta bëj këtë e t’i shërbej vendit tim në të njëjtën kohë është vërtet e veçantë “, tha ajo.

Bhasha është dhe Miss Anglia edhe e 2020-ës ku për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk është zhvilluar konkursi i bukurisë dhe 24-vjecarja mban ende kurorën e më të bukurës.