Misteri amerikanit të “fshehur” të Berishës/ Avokati: Rruga e kreut të PD, Beograd-Rusi-Athinë

Më të fundit


Një tjetër amerikan është shfaqur krah Sali Berishës gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Paul Manafort, i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, i dënuar për evazion fiskal, pastrim parash, mashtrime dëshmitarësh, kërcënim dëshmitarësh, dëshmi të rreme dhe krime të tjera federale, ka dalë publikisht krah Berishës dhe Chris LaCivita.Megjithatë mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Manafort në fushatën e Partisë Demokratike.Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në emisionin

“Real Story” në ABC News, u shpreh se shqiptarët e njohin shumë mirë kreun e PD Sali Berisha dhe rrugën e tij, për të cilën tha se është “Beograd-Moskë-Athinë”, dhe se kokën e ka në Rusi.“Shqiptarët kanë 30 e ca vite me Berishën dhe e njohin mirë kush është rruga e Berishës. Rruga e tij është Beograd, Moskë, Athinë Qipro dhe më pas vjen Shqipëria.

Shqiptarët e dinë kush është vjehrra e Berishës, e dinë kush është Milicia, por më shumë dinë kush është motra e Milicës, kolonele UDB serbe. Berisha i ka rrënjët shumë të thella tek ai bosht, Beograd-Rusi –Athinë dhe koka e tij është në Moskë. Problemi LaCivita, që unë do t’i thoja “kaçavidë e konsumuar”…Ai nuk e njeh Shqipërinë. Por për të shtënë në dorë këtë shumë parash, ai mbase nuk e di mekanizmin, por bashkëpunëtori tjetër i tij e di shumë mirë sepse e ka provuar. Berisha me këtë Manafort nuk do bëjë kontratë. Nuk do të lërë gjurmë.

Gjurmët do t’i lërë LaCivita. Manafort mbase do të ikë ditën e fundit të fushatës. LaCivita kur të jetë rezultati i zgjedhjeve ai do marrë goditje të fuqishme dhe do marrë në kurriz të gjithë llumit e kësaj forcë që do humbasë…Nga ana e saj Alesia Balliu, ish anëtarja e PD, u shpreh se LaCivita është thjesht “kukulla” që Berisha i ka ofruar shqiptarëve.

“Për mua LaCivita është kukulla që Berisha i ka ofruar shqiptarëve. PD ka afër vetes këshilltarë që kanë pasur probleme me drejtësinë amerikane dhe në lista ka të korruptuar si rasti i Gjin Gjonit. Pra për t’i ofruar shqiptarëve një fasadë që tashmë edhe LaCivita po e kupton dhe po thotë unë jam si qytetar. Shqiptarëve nuk mund t’i ofrojë asgjë”, tha ajo.



Skip to toolbar