Mitrovica si Vllaznia, kualifikohet në grupet e Champions Leage për femra

SPORT


Shqiptarët do të përfaqësohen me dy ekipe në kompeticionin e Champions League për femra. Pas Vllaznisë, që arriti të kualifikohet si vendi i parë në grupin 10, ka qenë skuadra e femrave të Mitrovicës në Kosovë, që është kualifikuar si ekipi i parë në grupin 2.

Skuadra e Mitrovicës i ka mbyllur garat e këtij grupi me tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. Në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese për vendin e parë, mitrovicaset kanë shënuar fitore në duel me kampionet e Malit të Zi, Breznica Pljevlje, me rezultat 1:0.


Ndonëse për kampionet kosovare në këtë ndeshje mjaftonte edhe barazimi, ato, megjithatë arritën që t’i gëzohen fitores me golin e shënuar nga Kaltrina Biqkaj, në minutën e 90-të nga pika e penalltisë.

Më herët, Mitrovica kishte mposhtur edhe Olimpia Cluj dhe NSA Sofia. Kësisoj, për herë të parë në historinë e re të futbollit kosovar, një klub do të marrë pjesë në rrethin e grupet e Champions League për femra, ku janë të përfshira 32 ekipe. Shorti për rrethin e dytë do të tërhiqet më 16 gusht në Nion.




Skip to toolbar