Mjekët e ndaluan të luante, var veten i riu i Manchester United

AKTUALITET


Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Uells, aty ku ish-futbollisti i talentuar Joel Darlington, që dikur ishte provuar edhe me Manchester United po për probleme shëndetësore aspak të lehta për t’u kaluar nuk u konfirmua si pjese e Akademisë.

Vetëm 20 vjeç, djaloshi më pas ka luajtur edhe me Bala Taun dhe skuadra të dorës së dytë, ndërsa paraqitjet e tij me të rinjtë e Uellsit kanë rënë në sy edhe nga scout. Megjithatë, lëndimet e shpeshta, problemet në shpinë dhe krahahor, bënë që mjekët t’i ndalonin rreptësisht aktivitetin sportiv.


Djaloshi nisi të bëhej paranojak dhe sidomos pesimist, duke vuajtur me ankth periudhën post futbollit. Kështu, e ëma e gjeti në garazhin e shtëpisë të varur, duke kryer këtë vetëvrasje të tmerrshme.




Skip to toolbar