Mosdekretimi i Gent Cakajt nga Meta, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Më të fundit


Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi në fjalë lidhet me mosmarreveshjen institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.


Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

“Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:
Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.
Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi,” thuhet ndër të tjera në vendimin e GJK.




Skip to toolbar