Moti, problematike situata në disa zona të Shqipërisë

AKTUALITET


Permbytje, rreshqitje dherash, prishje e rrugëve, bllokim i akseve rrugore e dalje nga shtrati te lumenjve eshte panorama ne shume qytete te vendit si pasoje e reshjeve te dendura te shiut qe kane pushtuar pjesen me te madhe te territorit gjate ketyre diteve.

Dalja serish nga shtrati e lumit Ishem ka rikthyer rrezikun per fshatrat fushore te Fushe Krujes ku siperfaqe te medha toke bujqesore ndodhen nen uje. Ne fshatin Murqinë niveli i ujit i kaloi 50 cm dhe 20 banesa u rrethuan nga uji. Dhjetera hektare toke u permbyten edhe ne fshatrat Fushë Gjuricë, Fushë Kërtushaj e Fushë Kapedanë. Mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese ka bere qe vazhdimisht kjo zone te permbytet.


Situatë shqetësuese eshet krijuar edhe ne fshatrat e Durresit për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese,  përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi. Edhe ne fshatrat Jubë dhe Rrashkull u evakuan disa familje ndersa në fshatin Vadardhë u përmbyten 4 banesa.

Edhe ne Lezhe ka patur permbytje te 1200 hektareve toke bujqesore ndersa lagjet “Beselidhja” dhe ’11 janari’ u bllokuan nga  uji niveli i të cilit arriti deri ne 30 cm. Po ashtu uji permbyti edhe varrezat e fshatit Kakarriq te njesise administrative Balldre ndersa nje familje u evakua ne fshatin Koterr. Rreshqitja e dherave ne lagjen e Spitalit ne Lezhe rrezikoi dhjetera banesa.

Si pasoje e reshjeve te dendura te shiut u demtua në hyrje të Borshit edhe nje pjese e segmentit rrugor Sarandë –Borsh dhe për rrjedhojë aksi është i pakakalueshem nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Rreshjet e shiut kanë krijuar situate emergjente edhe në Gjirokastër, ku pati vërshim të ujërave në rrugët kryesore, prurje përrenjsh dhe bllokim kanalesh. Liqeni i Viroit doli nga shtrati duke vërshuar në rrugën nacionale por pa shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve. Fshati Zhulat u izolua si pasojë e rrëshqitjes së rrugës dhe fryrjes së lumit.Ne  Komunen Qesarat-Krahës një pjesë e tokave në të dy anët e lumit të Vjosës u përmbyten.

Ne qytetin e Vlorës reshjet kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit.Si pasojë lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit.

Ne Shkoder per shkak te rreshjeve pati rritje te nivelit te ujit ne lumin Drin e Bune ndersa rruga e Obotit u be e pakalueshme për shkak të ujit qe arriti deri ne 60 cm. Kryebashkiakaja Ademi kerkoi nderhyrje me mjetet e ushtrise për lundrimin dhe krijimin e aksesit per banoret e Obotit.Ndersa në fshatrat Shirq dhe Mushan uji permbyti 489 hektare toke.




Skip to toolbar