NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë, SHBA: Të bashkuar kundër Covid-19

AKTUALITET


Ambasada amerikane ka reaguar pas dhuratës së NATO-s të 60 aspiratorëve Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane tregon se dorëzimi i respiratorëve të prodhuar në Amerikë tregon përkushtimin e SHBA-ve përballë sfidave globale.

“🇦🇱 | Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, shkruan ambasada amerikane.
Ministria Shqiptare e Mbrojtjes mori 60 ventilator nga rezervat e NATO-s në përgjigje të pandemisë COVID-19 të shtunën. Donacioni u koordinua nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit të Fatkeqësive të NATO-s (EADRCC). Më vonë gjatë kësaj jave, ventilatorët do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare për shpërndarje në spitale.


Shba Fb



Skip to toolbar