Ndryshimet kushtetuese, Rushaj: Jemi të ndarë me PS, prioritet kemi …

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj edhe një herë ka theksuar se PD është e fokusuar tek shtyrja përpara e amendamenteve të propozuara nga partia që ai përfaqëson lidhur me vettingun e Politikanëve, Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Territoriale.

I pyetur nëse do të ketë një akordim për kalim edhe të zgjatjes së Vettingut, gjë e cila është kërkuar nga Partia Socialiste, Rushaj ka thënë se kjo nuk është prioritet i PD. Sipas tij agjenda e PD-së është vetëm tek 3 amendamentet e propozuara prej tyre.


“Ndryshimet qe janë depozituar ka të bëjnë me ndryshimin e Kushtetues. Të gjitha ndryshimet më një ligj përmblidhe në një mbledhje të përbashkët të komisionit të legjislacioni dhe të ligjeve dhe do diskutohen këto. Axhenda jonë është e pavarur nga PS. Duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve dhe të opozitës. Kanë të bëjnë me votën e lirë me reformën zgjedhore, Territoriale. Dhe me korrupsionin e pastërtinë e figurës së politikanëve kjo është axhenda jonë dhe këto do shtyjmë përpara.“Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Janë gjëra teknike që do detajohen. Ndryshime të kushtëzuar nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt diskutimi. Kem i propozuar krijimin e Komisionit me përfshirjen e të gjitha palëve. Për të diskutuar çështjen zgjedhore.” tha Rushaj.




Skip to toolbar