Në prag të vizitës së Blinken, DASH: Shqipëria, zë i fortë kundër agresionit rus dhe partnere kyçe

AKTUALITET


Në vigjilje të vizitës zyrtare të Sekretarit Blinken në Tiranë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miller (Matthew Miller), gjatë një konferencë ka folur mbi rëndësinë e kësaj vizite duke ndarë dhe detaje në lidhje me agjendën e takimeve

Vizita e Blinkenit në Shqipëri, u shpreh ai, është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.


Duke e vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon, Miller u shpreh se “Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës”.




Skip to toolbar