Gjyqtarët e GJKKO dhe të Apelit takim në ambasadën amerikane

AKTUALITET


Gjyqtarët e GJKKO-së dhe të Apelit kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të ambasadës amerikane. Në një postim në Facebook, ambasada nënvizon se theksi në takim u vu te roli kyç i gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent.”, njofton ambasada.




Skip to toolbar