“New York Times”: BE, përpjekje për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit

AKTUALITET


“Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar”, shkruan New York Times.

Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip i bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës.


6 shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ka dërguar gjithashtu inxhinierë strukturorë nga departamentet e zjarrfikësve për të ndihmuar në këtë proces.

New York Times nënvizon mes të tjerash edhe faktin që prokurorët kanë nisur një hetim për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregullave të ndërtimit. Sipas New York Times, pikërisht ndërtimet e dobëta, shkelja e kodeve të ndërtimit ndërtesave dhe korrupsioni rreshtohen ndër arsyet kryesore të dëmeve të mëdha që shkaktoi ky tërmet.

Të enjten, Komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili e mori detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.




Skip to toolbar