Nga amnistia fiskale te pasaportat e arta, nis sot sesioni i ri parlamentar

Më të fundit


Ditën e sotme (16 janar) nis dhe sesioni i katër parlamentar, duke kthyer debatet në Kuvendin e Shqiperisë.

Seanca e sotme do të jetë cermoniale, ku në fillim do të mbajë fjalën Krzetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe më pas kryetarët e grupeve parlamentare.


Në këtë sesion pritet të hapet procedura për avokatin e popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar.

Debate pritet të ketë për një sërë nismash ligjore që votimin dhe miratimin e Kuvendit.

Debate pritet të ketë për tre nismat e qeverisë; Amnistinë Fiskale, Pasaportat e Arta dhe Legalizimi i Kanabisit, nga të cilat qeveria pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian nuk është tërhequr.

Rendi i ditës për sot

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.1.2023 ORA 16:00.

Në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 7, pika 6 dhe 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit.

URDHËROJ:

Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 16.1.2023, ora 16:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Hapja e punimeve të sesionit të IV të legjislaturës së X.

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2022;

Njoftime;

Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.




Skip to toolbar