Ngatërrimi i himnit shqiptar, UEFA nis procedim disiplinor ndaj “gjelave”

SPORT


UEFA nuk e ka pritur mirë ngatërresën dhe vonesën e lojës që është bërë në ndeshjen Francë-Shqipëri ku u ngatërrua himni kombëtar shqiptar, duke vendosur atë të Andorrës. Si pasojë e saj ndeshja nisi me 7 minuta vonesë, gjë që ka bërë që UEFA të nis një procedim disiplinor ndaj Federatës Franceze të Futbollit.

Sipas L’Equipe”, Komiteti Disiplinor pritet të vendosë më 17 tetor masën disiplinore që mund të jetë një gjobë prej 100 mijë eurosh për Federatën Franceze të Futbollit, ose dënim të fushës.


Ndeshja Francë-Shqipëri, e zhvilluar në “Stade de France”, nisi me vonesë pasi u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij shqiptar, gjë që solli indinjatën me të drejtë të tifozëve kuqezinj. Lojtarët e Kombëtares vendosën të mos nisnin lojën deri në mbajtjen e himnit të Shqipërisë.




Skip to toolbar