Ka nisur inaugurimi i bazës ajrore të Kuçovës, një investim i qeverisë shqiptare dhe NATO-s.
Të dielën (3 mars) përfundoi edhe procesi i montimit të dronëve të armatosur “Bajraktar”, të cilët do të fluturojnë në këtë bazë të re dhe që janë blerë në Turqi.
Kjo bazë, falë investimeve të realizuara, me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, është e një rëndësie të veçantë, ku nga ekspertët e fushës së aviacionit është konsideruar si ‘syri” i NATO-s në Evropë.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar një program i ngjeshur inaugurimi, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.
Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.