Një i arrestuar për vrasjen në Shkodër! Viktima, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Plagoset miku i Bajrave

AKTUALITET


Shkodra është tronditur mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat në një lokal pranë bashkisë. Nga breshëria e plumbave me kallashkov ka mbetur i vrarë Armand Pali, ndërsa të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një kamarier i lokalit dhe një grua që ka qenë duke pirë kafe aty.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që ka marrë plagë gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja.

Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë.Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër. Erogen Vaso është vëllai i Dneis Vasos, i cili akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit.

Burime bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.



Skip to toolbar