Një marrëveshje historike prej 6 miliardë dollarësh në fushën e sigurisë energjitike pritet në nënshkruhet mes Shqipërisë dhe SHBA. Detajet i ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social X ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.
“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG-në amerikane.
Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin.
Ne jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Secretary Burgum, Secretary Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.” shkruan ajo.
