Një i plagosur pas një sherri me thika në Fier, arrestohet autori

AKTUALITET


Policia e Fierit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për plagosje me dashje të një shtetasi pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël, ku dy persona pasi janë kapur me fjalë me njëri-tjetrin, situata ka degjeneruar në një konflikt deri në përdorimin e thikave.

Për pasojë 43-vjeçari me iniciale M.K., ka plagosur e thikë shtetasin A.Xh., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

43-vjeçari pritet të përballet me drejtësinë për veprën penale të plagosjes me dashje.



Skip to toolbar