Risia e këtyre zgjedhjeve janë padyshim votat e emigrantëve të cilat do të jenë zëri i shqiptarëve të Diasporës, ndërsa vota kundër emigrantëve ka bërë bashkë opozitën e përçarë në vendin tonë.
Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se Basha nuk do të jetë në listën e Berishës pasi atij nuk i duhet një person si Lulzim Basha.
Sipas tij, Basha së fundmi ka luajtur me kartën e ndërkombëtarizimit dhe se Berisha e ka verifikuar që nuk mund të marri vota nga Diaspora.
“Më duket sikur po faktorizoni Bashën, është një personazh që i ka mbaruar cikli, nuk besoj se do të jetë në listën e deputetëve sepse Berisha do të gjenerojë konflikt. Nuk i vlen Basha. E kam thënë që listën e PD do e bëj familja Berisha. Basha këto kohë ka luajtur me kartën që nuk i kam mirë gjërat në Shqipëri por po përfshihem me faktorin ndërkombëtar.
Është përpjekur të mbajë kartën e ndërkombëtarizimit. Jam e bindur që Berisha e verifikoi që nuk merr vota nga Diaspora, dhe po të vijnë do të shkojnë nga e majta sepse Rama ka pasur pikë të fortë ndërkombëtarizimin. Ka dhe marrëveshje konkrete si marrëveshja e pensioneve me Italinë.
Nuk mendoj që është arsye financiare, është edhe reputacioni që ka marrë Shqipëria ndërkombëtarisht, nuk kanë më komplekse dhe ata mendojnë të japin kontribute për ta vazhduar më tej. Është luajtur bukur edhe me propagandën.”