“Nuk do të pranojmë heqjen e dinarit”, Vuçiç: Ardhja e Kurtit në pushtet ka përshkallëzuar tensionet

BOTA


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sërish se Serbia gjendet përballë një presioni shumë të madh.

Vuçiç tha se Serbia po paguan një çmim të lartë për shkak të situatës së përgjithshme gjeopolitike, dhe se vendi ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë.


Në konferencën për media shtoi se çështja e Kosovës mbetet ende shumë e rëndësishme.

“Bëhet fjalë për presionin e përgjithshëm mbi Serbinë dhe popullin serb, kryesisht për shkak të neutralitetit tonë ushtarak, qëndrimit ndaj konfliktit në Ukrainë dhe qëndrimit të Serbisë që dënon sulmin ndaj një vendi sovran, por nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Arsyeja e tretë, dhe lidhet me të dyja ato të mëparshmet, është se vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë lufta.

Janë nën presion nga politikat e mundshme të ardhshme nga Moska që do të bazohen në atë që shpesh quhet “precedent i Kosovës”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk la pa sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke thënë se që kur ka ardhur në pushtët ka përshkallëzuar tensionet dhe sulmet etnike ndaj serbëve janë shtuar.

“Ne nuk mundemi dhe nuk do të pranojmë heqjen e dinarit dhe në këtë qëndrimi i Serbise ka ndryshuar. Nuk do na detyroni të pranojme dicka. Mjaft na keni gënjyer dhe mashtruar”, tha Vuçiç.




Skip to toolbar