“45 vite më parë ishim si Korea e Veriut”, Rama kryeson OSBE: Moment historik

EKONOMI


Kryeministri Edi Rama ka marrë të enjten drejtimin e presidencës së OSBE, të cilën Shqipëria e merr për herë të parë në historinë e saj dhe kjo është cituar edhe nga kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e mbajtur në takimin në Vjenë ku edhe ka shpalosur objektivat e presidencës shqiptare. Rama tha se 45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte si Korea e Veriut në një regjim diktatorial, ndërsa ai vetë mbante shaminë e kuqe të pionerit. Rama theksoi se marrja e presidencës së OSBE-së është një moment historik për Shqipërinë dhe theksoi parimet e organizatës për paqe e  siguri, do të jenë sfida të presidencës shqiptare që punën do ta nisë nga Ukraina, që do të jetë shteti i parë që do të vizitohet nga Rama si presidenti i radhës i OSBE.

“Më lini t’ju sjell në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, që 45 vite më parë kur u themelua OSBE-ja, Shqipëria ishte një Kore e Veriut e Europës, e nxitur nga urrejtja ndaj botës së lirë. Ishte i vetmi shtet europian që refuzoi që të bëhej pjesë e OSBE-së dhe të denonconte krijimin e saj. Unë kam qenë pioner me shall të kuq, ndërsa tani u drejtohem si kryetar i kësaj organizate të 57 vendeve dhe 1 miliard banorësh.


Çfarë jetë për brezin tim në një periudhë të pabesueshme. Falenderoj ata që kanë punuar dhe kontribuar në rrugëtimin e vështirë të tranzicionit demokratik, mes tyre OSBE-ja ka qenë një prej pranive kyçe. Më lini të rrëfej se nuk më pëlqente shumë OSBE-ja ndërsa partia ime në qeveri më dukej shumë e ashpër, ndërsa kur isha në krye të opozitës shumë e butë. Pa OSBE-në gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për t’u zgjidhur. Ndjej mundësinë e madhe për të dhënë diçka mbrapsht për organizatën tonë, pasi OSBE-ja i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë në kaq shumë vjet. Ndërkohë që Europa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në formën më të mirë. Për të qenë kuptimplotë, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjeshtë fjalët kyçe, por objektivat tona të përbashkëta. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit, parimi i të drejtave territoriale dhe të drejtat e njeriut mbeten recetë e thjeshtë dhe objektive”, tha Rama i cili theksoi 3 elementë të rëndësishëm në angazhimin e tij si drejtues i presidencës së OSBE.

“Tre elementë; rëndësinë për të nderuar angazhimet e përbashkëta, të përqendrohemi dhe përgjegjësia të ndahet mes 57 vendeve për të çuar para axhendën. Përparësia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë”, tha kryeministri shqiptar.

Më herët mëngjesin e së enjtes kryeministri e nisi me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger, ku theksoi se ky është një moment historik për Shqipërinë.

“Është një ditë shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Këtu kemi një ekip shumë të mirë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme”, tha Rama. Ndërsa Greminger shprehu bindjen se gjithçka do të shkojë shumë mirë. Rama e falenderoi Greminger edhe për lulet që i kishin vendosur në qendër të tryezës së zyrës së tij. ‘Faleminderit për lulet, janë fantastike’.

Kryeministri gjithashtu bëri dhe një foto me të gjithë stafin, ku 18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit.

Vjenë, 9 janar 2020 – Shqipëria merr kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).Prezantimi i programit dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 9. Januar 2020

Shqipëria merr kryesimin e OSBE – Fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë😊🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 9. Januar 2020



Skip to toolbar