Nuk ndalet rënia e euros, monedha europiane thyen rekorde të reja negative

EKONOMI


Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 110.19 lekë, në rënie me 0.43 pikë të tjera që nga fundi i javës së kaluar. Rënia vjetore e kursit të këmbimit të euros ka arritur tashmë në pothuajse 9%.

Rënia e euros duket e pandalshme, pa nisur mirë sezoni turistik. Sipas agjentëve të tregut, oferta e monedhës europiane është e lartë. Flukset e larta e hyrëse të monedhës europiane në vitet e fundit e kanë rritur ndjeshëm masën monetare në euro.





Skip to toolbar