“Nuk pranoj ndarjen”, Haxholli tentoi të vrasë gruan e martuar me fëmijë

AKTUALITET


Dritan Haxholli shkoi të sqarohej me ish të dashurën e tij Marsida Qatja, një grua e martuar, nënë e 3 fëmijve të vegjël, bashkëshorti i të cilës ishte emigrant në Itali. Ngjarja e rëndë në Kavajë, ku u shënua një viktimë dhe një i plagosur ndodhi pikërisht për shkak të mospranimit të ndarjes nga ana e viktimës.

Dritan Haxholli dhe shtetasja me iniciale Marsida Qatja, ishin ndarë prej disa javësh, por Haxholli, i cili mbeti viktimë nga ngjarja, nuk e pranonte këtë fakt duke e përndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, gruaja e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Duke qenë se jetonte e vetme me fëmijën 2 vjeç, thirri për ndihmë kushëririn e saj Bledar Toçi, i cili ishte polic i burgjeve, në rast konflikti.

Haxholli shfaqet i armatosur në banesën e ish të dashurës së tij në orë 00:44 dhe hapi zjarr me kallashnikov ndaj të pranishmëve brenda banesës, ku ndodheshin dhe 2 persona të tjerë. Nga plumbat mbeti i plagosur Bledar Toçi, i cili i doli para Haxhollit. Më pas Toçi ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit duke e lënë atë të vdekur. Në momentin e krimit, në banesë ndodheshin edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 2, 7 dhe 10 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 2 të Kavajës. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar