Nuk u dhanë përparësi këmbësorëve, gjobiten 67 shoferë në Tiranë

AKTUALITET


Të paktën 67 drjtues mjetesh janë gjobitur brenda dy ditëve në Tiranë, për shkeljen e vetme të ‘mos dhënia e përparësisë ndaj këmbësorëve’. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Tiranës, në kuadër të ashpërsimit të masave për shkelësit e Kodit Rrugor, ka gjobitur 67 drejtues automjetesh në dy ditët e fundit. Këtë drejtues mjetesh, janë kapur në shkelje të Kodit Rrugor, duke mos u dhënë përparësi këmbësorëve në vend e kalimit të tyre.

“Janë të shumtë ata që drejtojnë një automjet dhe ankohen se këmbësorët janë të pakujdesshëm dhe se nuk respektojnë detyrimet e rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë shkak për aksidente të rënda, shpeshherë edhe me pasoja fatale për këta të fundit. Por nga ana tjetër, nuk janë të paktë në numër, drejtuesit e mjeteve të kategorive të ndryshme që me sjelljen e tyre në trafik, janë po aq të rrezikshëm duke mos dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre apo kur ata kanë filluar lëvizjen në ato rrugë ku vendkalimi i tyre mungon. Nga vëzhgimi i rrugorëve të kryeqytetit, në lidhje me sjelljen e përdoruesëve të mjeteve ndaj këmbësorëve janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 67 drejtues mjetesh përgjatë 48 orëve të fundit”, shkruan Policia në një komunikatë.


Në fakt, në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm, janë regjistruar shpesh herë aksidentete të rënda, deri me pasojë vdekjen, vetëm sepse drejtues mjetesh, por dhe këmbësorë, nuk kanë respektuar Kodin Rrugor. Ndaj, Policia e Shtetit ka nisur një fushatë kundër drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve. Policia i ka identifikuar këta drejtues mjetesh nëpërmjet kamerave të vendosura në kryqëzime apo dhe efektivëve civil.




Skip to toolbar