OKB: Drafti amerikan për armëpushimin në Gaza do të votohet këtë javë

BOTA


Projekt-rezoluta amerikane për armëpushimin në Gaza pritet të hidhet në votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së brenda javës, ndoshta nesër. Kjo raportohet nga ANSA, duke cituar burime diplomatike në OKB.

“Këshilli i Sigurimit përcakton se një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm është i domosdoshëm për të mbrojtur civilët nga të gjitha anët, për të mundësuar dhënien e ndihmës thelbësore humanitare dhe për të lehtësuar vuajtjet humanitare. Dhe për këtë qëllim, ajo mbështet pa mëdyshje përpjekjet e vazhdueshme diplomatike ndërkombëtare për të siguruar një armëpushim të tillë në lidhje me lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura”, thuhet në tekst.


Kjo është gjuha më e fortë e përdorur nga Shtetet e Bashkuara deri më tani, duke pasur parasysh se vetëm muajin e kaluar kundërshtoi përdorimin e termit “imediate” në një draft të paraqitur nga Algjeria./abcnews.al




Skip to toolbar