Opozita kaotike. Kryemadhi kërcënon: Zgjedhje me Ramën. Basha: “Rama ik”

AKTUALITET


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vazhdon të shpresojë tek largimi i Ramës përmes protestave. Ai shkruan të mërkurën në rrjet se “opozita e bashkuar do t’i prijë aspiratës së shqiptarëve për ndryshim”.

Basha thotë se partia demokratike përmes veprave do të rrëzojë maxhorancën absolute të Ramës dhe do të sjellë ndryshimin për shqiptarët.

“Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendje ndarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do t’i prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar”, shkruan Basha, i cili përmend zgjedhjet e lira, por nuk përmend se për cilat zgjedhje e ka fjalën, pasi zgjedhjet vendore u zhvilluan, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë larg, në vitin 2021.

“Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, shkruan Basha, ndërsa harron se vendimi për negociatat jepet në Tetor ndërsa qeveria e re do të dalë në 2021.

“Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”, premton kreu i PD-së, por nuk thotë asnjë fjalë për deklaratat e aleates së tij, Monika Kryemadhi. Në një intervistë televizive mbrëmjes e së martës Kryemadhi tha se “Po të isha si Basha unë futem në zgjedhje me Ramën”. Pra ajo ka dalë nga qëndrimi i PD-së që vazhdon të jetë ai i sloganit “Rama ik” dhe që s’ka zgjedhje me Ramën kryeministër. Duket se opozita është më kaotike se kurrë në qëndrimet dhe në deklaratat e saj.

Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë. Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 10. Juli 2019


Skip to toolbar