Interpelanca për Alvinin, Rama çon Spiropalin

POLITIKË


Interpelancës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament për çështjen e Alvin Berishës nuk i është përgjigjur Edi Rama, por Elisa Spiropali. Kreu i qeverisë ka dërguar ministren për marrëdhëniet me parlamentin për të shpjeguar procedurat dhe për t’iu përgjigjur interesit të opozitës. Deputeti i opozitës, Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

“Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.


Por Ruçi u përgjigj duke i thënë se Rama ka të drejtë që ta delegojë çështjen e interpelancës. “Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament”, tha ai.




Skip to toolbar