OBSH vë alarmin, shtohen rastet me tuberkuloz në Shqipëri

AKTUALITET


Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin më të fundit që ka publikuar vë alarmin në lidhje me sëmundjen e tuberkulozit, pasi vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i të sëmurëve. Sipas raportit të OBSH-së, 10 milion raste janë shtuar me këtë sëmundje vetëm vitin e shkuar në mbarë botën, ndërsa humbën jetën 484 mijë njerëz përgjatë 2018.

OBSH thekson se ndonëse janë zhvilluar kura, mijëra njerëz vdesin çdo vit kudo në botë.


Sa i përket të dhënave të përditësuara për vitin 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440.

Të dhënat tregojnë sakaq se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra. Gjithashtu, raporti tregon se, në fund të këtij viti, për Shqipërinë do të merren evidenca të reja.

Tuberkulozi (TB) mbetet një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën. Miliona njerëz vazhdojnë të sëmuren nga TB çdo vit.




Skip to toolbar