Opozita kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, Nazarko: Vështirë ta prishësh ‘duopolin’ PS-PD! Minxhozi: Ramës i interesojnë zgjedhjet

Më të fundit


Pesë parti të opozitës ndryshimin e sistemit zgjedhor me synimin kryesor për të patur lista të hapura në zgjedhjet parlamentare, por edhe me synimin për t’i dhënë fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Kjo temë u trajtua në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla. Shpëtim Nazarko u shpreh se është e vështirë ta prishësh duopolin PS-PD dhe sipas tij kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht situatës në cilën ndodhet Partia Demokratike.

“Pavarësisht faktit që kjo mund të nxisë debat shoqëror dhe të çoje te referendumi është provuar me këto zgjedhje lokale që është vështirë ta prishësh duopolin PS-PD. Këto dy parti është janë, shumë e vështirë që një parti e tretë… Rama sot përveç faktit që opozita përballë është e dobët dhe ka nevojë për legjitimin të ri nuk shoh ndonjë arsye tjetër. Nuk shoh që Rama të ketë ndonjë interes për zgjedhje të parakohshme”, tha Nazarko.


“I vetmi njeri që ka interes të shkojë në zgjedhje të parakohshme është Rama. Duke parë natyrën e Berishës, historia e tij politike, idenë shumë të madhe për veten, rezultatin që Berisha do marrë në zgjedhjet e parakohshme s’do përputhet me ato që thash në fillim se i bie që do marrë një klon të 14 majit. Me këtë sistem zgjedhor që kemi mund të ndodhë që të marrës 107 mijë vota dhe të marrësh 4 deputetë”, tha Minxhozi.

Për Nikoll Lesin, në këto zgjedhje do të mbaheshin qoftë edhe nesër, Rama do e kishte të fituar. Madje, ai nuk përjashton as mundësinë që Basha mund të bëjë ndonjë koalicion me Ramën, duke thënë se gjithçka mund të ndodhë.

“Rama mund të bëjë zgjedhje që nesër, në 2025 i ka të fituara pa asnjë hezitim, se kemi një opozitë të shkatërruar dërrmuar. Paska zgjedhje nga vjeshta, por kjo do të thotë që Rama do i fitojë bindshëm, e gjen opozitën se sakatuar dhe mund të fitojë mbi 80 e ca mandate. Plus ca vota do marrë Basha, i thonë rreth 90. Ti mendon se Basha do bëjë koalicion? Gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Lesi.

Nga ana tjetër, Edvin Kulluri që Rama mund të kishte vetëm një arsyer për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, që të shuante ndonjë rivalitet që mund të ketë lindur për drejtim e Partisë Socialiste.

“Ka dyshim që nuk janë më numrat për të mbajtur 50+1% të mandateve. Nuk është se kemi opozitë të dobët, por të shkatërruar. I vetmi motiv që Rama mund të kërkonte zgjedhje të reja, së pari të shuajë edhe ndonjë rivalitet që ka filluar të ngrejë kokë nën të. Ndërkombëtarëve mund t’iu interesojë që të flakin njëherë e mirë ato copa të mbetura të PD”, tha Kulluri.

Kulluri u shpreh se Rama futet i qetë në zgjedhje të parakohshme pasi e di që 700 mijë vota janë të Partisë Socialiste. 




Skip to toolbar