Pas dështimit të protestave, PD depoziton padi penale për Unazën e Re

AKTUALITET


Pasi zhvilloi më shumë se 1 vit protesta duke bllokuar rrugën pothuajse çdo ditë në kundërshtim me ligjin, PD ka depozituar të mërkurën një kallëzim penal pranë prokurorisë për projektin e Unazës së Re.

Ish-deputeti Klevis Balliu, i shoqëruar dhe nga Çlirim Gjata i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për këtë projekt të cilin ata e konsiderojnë korruptiv.


Balliu gjithashtu kërkon që prokuroria të bllokojë punimet te Unaza e Madhe. Ajo që bën përshtypje është fakti se pse PD priti 1 vit për të bërë padi penale për këtë projekt?

Pse PD u kujtua tani, kur shumica e banorëve të Unazës së Madhe i kanë marrë dëmshpërblimet nga shteti për objektet që janë shembur?  Pse ish deputeti demokrat Balliu u kujtua t’i drejtohet prokurorisë tani kur shumica e objekteve janë shembur nga IKMT ndërsa shumë banorë të kësaj zone u shfrytëzuan për protesta nga PD.

Edhe kreu i PD, Basha në daljen e tij të fundit hoqi dorë nga premtimi se banesat e banorëve të Astirit nuk do të preken, por premtoi se kur ai të bëhet kryeministër dhe të vijë në pushtet do t’i dëmshpërblejë këta banorë me vlerën e tregut.




Skip to toolbar