Redjan Rraja kërkon lirinë, Krimet e Rënda e lënë në burg

AKTUALITET


Redjan Rraja, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, përmes avokatit të tij iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të hequr masën e arrestit me burg, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjyakata. Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë së marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Rraja akuzohet nga prokuroria si një nga personat që ka kryer atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.


Avokati i tij Besnik Çerekja ka thënë më herët se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen. “Nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, nuk ka asnjë lidhje me gjurmët e gishtave të pretenduara të gjetura te syzet dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”, tha avokati Besnik Çerekja.

Dy prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj kanë kërkuar arrest me burg për Redjan Rrajën, deri në mbylljen e hetimeve pasi dyshohet se është një nga autorët e atentatit.

Sipas prokurorisë gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës, të fiksuara në një palë syze të gjetura brenda në makinën e autorëve të krimit, kanë bërë që Rraja të zbulohet dhe më pas të arrestohet në ikje e sipër nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.




Skip to toolbar