PD nxjerr fotot nga TIMS: Kajmaku dhe Jorgo Toto i arrestuar, i njëjti person

POLITIKË


Pas nxjerrjes së dokumenteve nga PD, përmes të cilave deklaron se janë prova që Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto i kërkuar nga autoritetet greke janë i njëjti person, ka vijuar me publikimin e fotove të pasaportës. Partia Demokratike ka publikuar dy fotografi, që sipas saj vërtetojnë se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person. Ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se të dhënat e nxjerr nga sistemi TIMS tregojnë se foto në pasaportën e Jorgo Totos me nr  Z 0148497, të arrestuar dhe i shpallur në kërkim nga policia greke është i njëjtë me foton e pasaportës që përdor Agim Kajmaku, nxjerrë po nga sistemi TIMS. Fotot vërtetojnë se Jorgo dhe Kajmaku janë i njëjti persona, deklaron Strazimiri nga selia blu.

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar. Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëjtit person, vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.


Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.” – thotë Strazimiri.

Gjatë gjithë kësaj javë Partia Demokratike ka publikuar dosjen greke në të cilën është në kërkim për falsifikim parash Jorgo Toto, për të cilin PD thotë se është kryebashkiaku i sapozgjedhur i Vorës, Agim Kajmaku. Nga ana tjetër vetë Kajmaku i ka mohuar këto akuza dhe nuk ka pranuar të këtë qenë ndonjëherë i arrestuar. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes dhe verifikimin e rastit. Gjithashtu, një ditë më parë, edhe PD dorëzoi në prokuroi të gjitha materialet që zotëronte me kërkesë të organit hetues.




Skip to toolbar