Pensioni për familjen e Rashës, Minxhozi: Gabim i panevojshëm i Ramës, s’ka asnjë tentativë për të blerë familjen

AKTUALITET


Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për pensionin që shteti i ka akorduar familjes Rasha, deklaroi se duket një gabim i panevojshëm i Ramës.

Minxhozi theksoi se nuk beson se ka ndonjë tentativë për të blerë familjen.


“Pensioni është gabim i panevojshëm. Po ashtu është edhe i pakërkuar, por është ajo vetëkënaqësia , arroganca e Ramës që thotë lëreni se e bëj unë këtë punë, atë punë. Nuk besoj se është e kërkuar, e para në raport me familjen.

Rama nuk e ka pasur asnjëherë kundër familjen Rasha. Unë besoj se është gafë momentale. Shfajësimi i shtetit kalon nga dënimi i policit. Sa më shumë do dënohet polici, aq më pak njerëz do ketë në shesh. Kjo është sa cinike, aq e vërtetë. Nuk besoj se ka qenë tentativë për të blerë familjen, është gjest megalomanie”, tha Minxhozi.




Skip to toolbar