“Për ata që më përmendin emrin…”, Alibeaj i kthehet grupit të Berishës në parlament

Më të fundit


ebatit maxhorancë-opozitë në Kuvend, sot duken se vendin ia zuri debati mes dy grupimeve në PD, atij të Berishës dhe Alibeajt.

Ndërsa mori fjalën në seancë për integrimin, Alibeaj e nisi me një përgjigje ndaj kolegëve demokrat, të cilët e akuzuan si patericë të Edi Ramës.


“Ky është mocion për një çështje të rëndësishme, integrimi. Rruga që duhet ndjekur drejt Brukselit. Kush e do opozitën e se kush bën opozitë reale, të bëjë vetëm diçka, të shkëputet nga gjuha e tmerrshme që ka 30 vite. Kjo është ndarje në gjuhë në mentalitet, në sinqeritet. Opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite, nuk është të vish të bësh zhurmë e pastaj të ndash. E vërteta i duhet thënë shqiptarëve, me çfarëdolloj kostoje. Duhet të jemi të bindur që sakrifica që na kërkohet është të dëgjojmë të shara, pazarëxhinj. Ky është kontribut e sakrificë e ca njerëzve që mund të jenë edhe të fshehur, i8 dalin përball pazareve të 32 viteve, pse jemi ende me mendimin e 32 viteve? Prej kësaj që ndodh këtu. Kush bën pazare? Ai që voton kundër hapjes së dosjeve të komunizmit, ai që denoncon portin e Durrësit? Kërma josh e di këtë punë, e di që duhet guxim i madh. Këtë duhet të bëjmë ne të gjithë, e kemi mbajtur për shkak të fisnikërisë. Njerëzit janë të qartë prej shumë kohësh se çfarë ka ndodhur mes nesh. Të vërtetën duhet ta themi troç ashtu siç është, këtë mocion e kam thirrur unë, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. E kam për nder për t’ju përfaqësuar ashtu siç seli prej jush përfaqëson nderin. Ka një pjesë të shoqërisë që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Askush këtu që bën zhurmë nuk u kujtua fare, vetëm sot I ra ndërmend. 32 vite më parë pak kush mund ta kishte menduar se Shqipëria nuk do të ishte anëtare e BE-së. Këto nëntë vite qeverisin këta, edhe shumë vite të tjera do të kalojnë para se kjo ëndërr të bëhet realitet. Është e mbushur plot me gabime e kaluara por unë kam guximin ta shoh kështu siç është.” u shpreh Alibeaj.

Më herët, ish ministri i jashtëm Tritan Shehu akuzoi Alibeaj, si shëmbëlltyrë të maxhorancës, që po kërkon të shkatërrojë opozitën në Kuvend, duke I hequr fjalën. Në të njëjtën linjë akuzat nuk i kurseu as Flamur Noka, ndërsa tha: Emëroni ndonjë vasal tuaj, për të lexuar ndonjë hartim për integrimin në Kuvend.

Sakaq, Edmond Spaho shkoi edhe më tëj ndërsa iu drejtua Alibeajt, me fjalët patericë e Edi Ramës. Spaho u deklarua si deputet i pavarur duke kërkuar kohën e nevojshme në debatin për integrimin, dhe jo dy minuta sa ishte përcaktuar. “Mua nuk më përfaqëson Enkelejd Alibeaj”, u shpreh ndër të tjera Spaho.




Skip to toolbar