Përfundon takimi i ambasadorëve me anëtarët e Këshillit Politik

AKTUALITET


Ka përfunduar takimi i dytë që zgjati mbi 3 orë i zhvilluar mes 4 anëtarëve të Këshillit Politik dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE, Soreca, ambasadorin britanik Norman, dhe një përfaqësues të OSBE. Pas takimit të zhvilluar në rezidencën e Yuri Kim, pritet që vetë ambasadorja të japë një deklaratë për mediat pas takimit të gjatë të zhvilluar me Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin , Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin.

Opozita bëri të ditur ditën e djeshme që do të takoheshin sot në orën 17:00 për të mbledhur Këshillin Politik, por kjo nuk ka ndodhur. Anëtarët e këshillit janë mbledhur në rezidencën e ambasadores së SHBA Yuri Kim prej orës 15:30 dhe kanë përfunduar rreth orës 19:20. Ky ishte takimi i dytë i tyre pasi po sot u mblodhën dhe gjatë mesditës, kur takimi u ndërpre ku Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili vajtën për rreth një orë në selinë blu për t’u konsultuar.


Është ende e paqartë nëse palët politike do të mblidhen sot këshillin politik pas diskutimeve të gjata të zhvilluara me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorët e tjerë.




Skip to toolbar