Përgjimet e antimafias italiane, Rama: Ata që ja kanë bërë nënën këtij vendi..

Më të fundit


Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku sipërmarrës, eurodeputetë por jo vetëm që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta tentojnë të gjejnë lidhje në Shqipëri, të cilët na quajnë tokë të virgjër për të investuar e pastruar paratë e tyre.

I pyetur për përmendjen e disa zyrtarëve të PS, Rama shpërtheu ndaj atyre që i etiketoi me togëfjalëshin “persona që ia kanë bërë nënën këtij vendi”, duke shtuar se është mënyra më e ulët për të përfituar avantazhe politike dhe të tjera.


“Do t’ju zhgënjej sepse s’do të them ’për këtë do të flasë drejtësia’, pasi në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkulzion grupi hetimor italian, dhe po lexoj konkluzionin për t’u thënë pse është turp për ju që duhet të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën. Citoj Prokurorinë: Pas më shumë se 1 viti udhëstimesh dhe bisedime me njëri-tjetrin për investime që do bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe i vetmi investim i bërë është një dyqan për shitjen e rrobave të punës për të cilin ka pasur komnflikt mes ortakteve.

Kjo është citim nga konkluzionet e Prokurorisë Itlaiane dhe marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe kërkesës për klikim dhe spektakël, është një turp. Një turp që i mishëron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasjeje, që janë të njëjtët dhe që prirjen për tia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet”, tha Rama.




Skip to toolbar