Tiranë/ 35-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në Lanë

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një automjet ka përfunduar në lumin Lana.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në afërsi të rrethrrotullimit të Shkozës. Automjeti i drejtuar nga 35-vjeçari F.H. humbi kontrollin mbi makinën dhe doli nga rruga, duke rënë në lumin Lana.


Shoferi mbeti i lënduar dhe u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor i policisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar