Përplasen dy automjete në Fier, lëndohet 60-vjeçari

AKTUALITET


FIER- Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një 60-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Marinëz në Fier.

Sipas policisë, një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe më pas ka goditur një automjet tjetër dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i tij.


I lënduari është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ abcnews.al




Skip to toolbar