Përplasje mes tifozëve në Greqi/ Mediat: Të shtëna me armë jashtë stadiumit, tre të plagosur dhe 70 të arrestuar

BOTA


GREQI- Ngjarje e rëndë në Greqi. Pasditen e së shtunës, janë dëgjuar të shtëna me armë mes tifozëve të organizuar jashtë stadiumit në Alexandras Avenue , pak para sfidës miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka.

Tifozët janë përleshur me njëri tjetrin, duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar në turmë.

Sipas mediave greke, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave, ndërsa mbi 70 të tjerë janë arrestuar nga policia.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë./ abcnews.al



Skip to toolbar