Pikat e marrëveshjes që bindën Ergogan të heq veton ndaj Suedisë dhe Finlandës

BOTA


Turqia ra dakord të martën (dje)  të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO! Palët arritën në një marrëveshje që i hapi dritën jeshile dy vendeve për t’u anëtarësuar NATO, në një kohë kur siguria e vendeve është në rrezik.

Megjithatë, nga kjo marrëveshje shumë e fituar ka dalë edhe Turqia, duke plotësuar 2 kërkesat e saj kryesore. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bllokoi përpjekjet e tyre duke këmbëngulur që dyshja nordike të ndryshojë qëndrimin ndaj grupeve kryengritëse kurde që Turqia i konsideron terroristë dhe një gjë është dakordësuar mes palëve.


Kërkesat e Turqisë
Kërkesat kryesore të Turqisë, të cilat erdhën si befasi për aleatët e NATO-s në fund të majit, ishin që vendet nordike të ndalonin mbështetjen e grupeve militante kurdë të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet e tyre për disa shitje armësh në Turqi.

Stoltenberg tha se është rënë dakord që Suedia dhe Finlanda do të heqin kufizimet e tyre për shitjen e armëve në Turqi, teksa do të intesifikojnë punën për ekstradimin e tyre si edhe ndryshimin e ligjit për të ashpërsuar qasjen e tyre ndaj tyre. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenca turke ku tha se marrëveshja e arritur dje nënkupton, “Bashkëpunim të plotë me Turqinë në luftën kundër PKK-së dhe anëtarëve të saj”.

Turqia ka ngritur shqetësime serioze se Suedia ka strehuar, siç thotë ajo, militantë nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila mori armët kundër shtetit turk në 1984. Megjithatë Stokholmi zyrtar e mohon akuzën.




Skip to toolbar