Pjesëmarrje e lartë në votime, Frrok Çupi: Tirana vendimtare për fatin e zgjedhjeve

Më të fundit


Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i orarit zyrtar për të votuar, Tirana duket se ka një rekord pjesëmarrjeje.

Ndërkohë deri në orën 18:00 kanë votuar 46.57 përqind. Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit të procesit zgjedhor, duke u shprehur se Tirana është vendimtare për fatin e zgjedhjeve.

“Tirana është vendimtare për fatin e zgjedhjeve, sidomos kur shkon në shifra të tilla. Mund të ndodhë që nëse partitë vogla kanë marrë shumë, aq sa edhe nuk bëjnë dot deputetë dhe kjo i djeg ato vota”, tha analisti Frrok Çupi.



Skip to toolbar