Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen si autorë të plagosjes së një 26-vjeçari në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së hënë, pas një sherri mes të rinjve për motive të dobëta.
Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur shtetasi Armando Trimi, ndërsa policia ka vënë në pranga ditën e martë tre autorët me iniciale A.K, 18 vjeç, M.J., 28 vjeç dhe I.A., 32 vjeç.
Sipas policisë 18-vjeçari rezulton një person i dënuar më parë nga drejtësia.