Rama i përgjigjet opozitës: Më 30 qershor nuk ka vëllavrasje

Më të fundit


Kryeministri Rama ka mbyllur të martën fushatën në qarkun e Kukësit, nga ku deklaroi se nuk do të ketë trazira në 30 qershor, e aq më tepër vëllavrasje, siç opozita ka paralajmëruar ditët e fundit. Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë opozitarëve, me në krye Lulzim Bashën, i cili pretendon për një skenar të ngjashëm si me Shkodrën në çdo qytet dhe mbi të gjitha Aurel Bylykbashit, ish-kryetari i PD-së në Elbasan. Ai tha se një gjë e tillë, nuk ka shanse që të ndodhë.

Takimin e fundit e ka bërë në aeroportin e Kukësit, ku militantët e opozitës kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën që mos ta lejojnë të organizojë takimin, por Rama ka mbërritur me helikopter. Protestuesit kanë tentuar të çajnë dy herë kordonin e policisë, teksa janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit, ku po zhvillohej takimi elektoral i mazhorancës, por janë ndalur nga policia.


Në fjalën e tij, kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat si për Metën, Kryemadhin e Bashën, por ka ironizuar edhe kryetarin aktual të bashkisë Kukës Bashkim Shehu. Kreu i mazhorancës tregoi edhe detaje nga disa biseda private me të. “Më tha me 1 mijë lekë e pranojnë kuksianët traun e Rrugës së Kukësit. Po mirë i thashë, dil e thuaja popullit. Jo më tha nuk dal dot, se ti e kupton vetë! Sot kishte dalë sikur kishte futur kasetën e Lulit. Bashkimi më tha se po pastrohet rruga nga bora ashtu si nuk është bërë asnjëherë, por prapë nuk doli ta thoshte. Bashkimi do hyjë në histori si rast unik që pengoi lejen për të ndërtuar spitalin. Bashkimi thotë nuk ka leje mjedisi. A ka idiot që pengon ndërtimin e një spitali? Bashkimi iku. Kur i bërtet tjetrit Ik, Ik! Ikën vetë. Kur nuk e ke mendjen të vraposh, i thua tjetrit ik!”, tha Rama në Kukës.

Ironi dhe batuta ka përdorur edhe për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, por edhe për paraardhësin e këtij të fundit, Sali Berishën. Nga Kukësi, Rama është shprehur se ora 19:00 kur janë zhvilluar protestat e opozitës, është caktuar pikërisht nga kryedemokrati, sepse fle gjithnjë në drekë. “Mitingje në orën 19:00 të darkës, se në drekë fle Luli. Kur bërtet Saliu, të paktën bërtet burri, por kur bërtet Luli…”, tha Rama.

Ndërsa për protestat e opozitës, Rama tha se qeveria nuk merret duke marrë godinën e kryeministrisë.  “Disa herë, militantët kanë tentuar që të futen brenda saj, herë të tjera është goditur me bomba molotov, por edhe me bojë. Ajo godinë nuk është qeveria në vetvete dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret me anë të protestave, por nëpërmjet votës”, deklaroi Kryeministri.

Në këta takim Rama dha edhe një lajm që në krye të fjalës së tij. Aeroporti i Kukësit ka qenë pika e parë, me të cilin kryeministri Edi Rama nisi takimin e tij në qytetin verilindor. “Do të kenë mundësinë që të kthehen këtu direkt nga Londra, në këtë aeroport. Jo vetëm i Kukësit, por i të gjithëve. Shqipëria ka nevojë për një aeroport me çmime të ulëta, low-cost, ky do të jetë aeroporti i Kukësit”, deklaroi Rama në Kukës, ndërsa i bëri thirrje Monika Kryemadhit të ndalojë së bleri kafe turke deri më 30 qershor, pasi kështu po dëmton edhe Presidentin Meta, duke i kujtuar këqyrjen e filxhanit.




Skip to toolbar