Po pastronin fasadën e një godine, dy gra bien nga 15 metra lartësi në Dropull

AKTUALITET


Një aksident në punë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Dropull, ku të plagosura kanë mbetur dy gra. GNgjarja ka ndodhur teksa gratë kanë qenë duke pastruar fasadën e një godine të një kompanie në fshatin Vrisera.

Në mënyrë të pashpjegueshme, ishte improvizuar një vinç me një kovë, sipër së cilës ndodheshin gratë. Befas, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku mësohet se njëra ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.




Skip to toolbar