Policia në SKY dhe Enchro Chat, Karamuço: Nuk janë vetëm efektivët të përfshirë!

AKTUALITET


Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “Real Story” në ABC foli për aplikacionin SKYEcc dhe hetimet që kanë nxjerrë përfshirjen e efektivë të policisë në lidhjet e tyre me krimin.

Gjatë intervistës në studio, Karamuço tha se ishte diçka e paralajmëruar, por hetimi nuk duhet të mbetet vetëm tek policia, pasi sipas tij duhet të zgjerohet edhe në fusha të tjera.

“Është paralajmëruar me kohë sepse mbi 10% e përdoruesve të SKYECC ishin shqiptarë. Shqipëria do të merrte vëmendjen më të madhe. Lajmet tani është fokusuar tek polica, por është edhe gjyqësori, administrata tatimore, ka qenë mafia e oksigjenit në atë kohë, në pandemi. Ata që kanë pasur vendimmarrje duhet të jenë në trysninë më të madhe. Pra ose duhet të largohen ose duhet t’i nënshtrohen hetimet. Jemi i pari vend që jemi të prekur nga ato aplikacione, asnjë vend i rajonit nuk e kemi parë. Ne e kemi nisur nga poshtë. Pra kjo duhet të merret seriozisht. E mira është që përveç pjesës që ne do të hetojmë si SPAK, Ministria e Brendshme ka detyrimi të shohë se çfarë veprimtarie tjetër ka pasur”, tha ai.



Skip to toolbar