Porti i Vlorës/ Ilaçe, pesticide e verë kontrabandë, pranga 32-vjeçarit

AKTUALITET


Sekuestrohen një sasi medikamentesh mjekësore, lendë e ndaluar pesticide dhe shishe me verë, vihet në pranga drejtuesi i automjetit që tentoi t’i kontrabandonte në vendin tonë.  32-vjeçari që drejtonte automjetin, shtetas me precedent të mëparshëm penal.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, furgonin me drejtues shtetasin E. Ç.


Porti i Vlorës/ Ilaçe, pesticide e verë kontrabandë, pranga 32-vjeçarit (Emri)Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë furgon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.”




Skip to toolbar