Poshtë ballkonit të Berishës, dhe Meta, Meçe: Fati i tyre do të jetë ‘opozita në burg’

Më të fundit


Analisti Arben Meçe ka komentuar lëvizjet dhe qëndrimet e Ilir Metës duke analizuar dhe qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Metës. Meçe u shpreh se Berisha po e përdor kryetarin e partisë së Lirisë për interesat e tij.

“Meta është në përgatitje të të njëjtit status me Berishën, ai tenton ti bashkëngjitet kauzës së Berishës i një i burgosur politik. Monika mbetet thjesht deputete në PL. PD nuk ka qenë në këtë aktivitet prezente, pra mungoi në Konvente.


Por Berisha e mbajti në distancë sepse Metën pavarësisht i intereson që të bashkëngjitet, duke e ditur kush është Meta. Sot Meta është politikani më i papëlqyer.

Është vetë Meta ai që po i bashkëngjitet me forcë dhe Berisha është aq mjeshtër sa ta përdorë”, tha Meçe në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News.

Gjithashtu analisti Meçe tha se Meta nuk po bën asgjë tjetër, veçse synon që t’i bashkëngjitet ish-kryeministrit Berisha.

“Ai po tenton të bashkëngjitet te Berisha që të marrë sa të mundet, ky kur të shkojë bashkë me Berishë tek kati i 7 do të dalin të tjerët, lironi liderët tanë.

Pra do që të marrë statusin e një personi që është lideri i opozitës dhe që më pas të dalin të tjerët në mbështetje të tyre”, tha ai.

I ndalur tek akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, Meçe tha se në fjalimin e tij kishte vetëm përsëritje dhe se u shpreh me gjuhë trupi.

“Meta në fjalimin e tij përsëriti veten e vet, faktet ishin të njëjta dhe motivet ishin të njëjta.

Shumë njerëz thonin që nuk pati surprizë tek zgjedhja e tij, por nuk pati as tek fjalimi. Ndërsa sa i përket Kryemadhit është një gjë që ka shumë debat dhe duhet të pritet që ne të jemi të qartë se çfarë po ndodh”, nënvizoi ai.




Skip to toolbar